Në sektorin e shëndetësisë ka korrupsion. Dhe, këtë po e thotë vetë ai që e udhëheq këtë sektor në Kosovë, raporton KTV.
Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, u bashkohet kritikave të deputetëve, qytetarëve dhe të shoqërisë civile, duke pranuar se Kosova vazhdon të ketë sistem të brishtë shëndetësor dhe me praninë e mit- marrjes në të.
Kjo përgjigje pasoi pas deklaratës së deputetit nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, me të cilin u pajtuan edhe disa prej kolegëve të tij.
Ndërkaq nënkryetari Xhavit Haliti kërkoi nga ministri Rrahmani sqarime për rastin e basketbollistit Edis Kuraja, përcjell koha.net. Për këtë çështje drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Curr Gjocaj, ka kërkuar raport specifik nga 4 klinikat e QKUK-së lidhur me trajtimin e pacientit në fjalë.
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...
Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”
Hoxha: Kosova prioritet absolut i politikës së jashtme të Sh...
Zbulohet formacioni më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëv...
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...