Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi po merr pjesë në Forumin për Financa Zhvillimore në Frankfurt, organizuar nga Banka Gjermane për Zhvillim(KfW). Në këtë forum, që po organizohet për herë të parë, po marrin pjesë përfaqësues nga shumë shtete dhe organizata ndërkombëtare të fushës së ekonomisë.
Ministri Krasniqi ka takuar me këtë rast, drejtues të Bankës Gjermane për Zhvillim, që vepron edhe në Kosovë, Markush Aschendorf, Udhëheqës i Divizionit te Sektorit Financiar për Evropën Juglindore e Turqi dhe Christian Garve, Menaxher i Projekteve te Sektorit Financiar në Kosovë.
Në këtë drejtim, ministri Krasniqi ka biseduar me përfaqësuesit e kësaj banke, për mundësitë e bashkëpunimit për realizim të projekteve të ndryshme zhvillimore për bujqësinë.
Ndërkaq, Markush Aschendorf, Udhëheqës i Divizionit te Sektorit Financiar për Evropën Juglindore e Turqi tha se bujqësia është padyshim sektor me potencial për rritje ekonomike dhe krijim të vendeve të reja të punës. Ai theksoi gatishmërinë e KFW-së që të bashkëpunojë me Qeverinë për të ndihmuar avancimin e mëtejmë dhe për të adresuar sfidat ekzistuese në bujqësi.
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...
Rrahet avokati i Ilir Metës: Njëri po ofendonte, tjetri më g...
Rritet cilësia e shërbimeve në spitalin ‘Daut Mustafa’ pas i...