Nisë projekti për mbështetjen e Regjistrimit Civil dhe sigurinë e dokumenteve

07:51 | 22 Nëntor 2017
Arbresh.info

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të mbahet ceremonia e hapjes fillestare të Projektit të Binjakëzimit “Mbështetje për Regjistrimin Civil dhe sigurinë e dokumenteve”.

Në këtë ceremoni do të flasin, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, znj. Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Gerrie Willems,  Ambasadore e Holandës në Kosovë dhe Bekim Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Regjistrim Civil.

Ceremonia do të mbahet sot  në objektin  Ministrinë e Punëve të Brendshme, salla e konferencave

Shpërndaje në rrjete sociale