Portali i njohur italian “tuttomercatoweb.com”, nëpërmjet votimeve në faqen e vet, ka shpallur sot drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare, si “drejtuesi sportiv i vitit”.
Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka fituar me një diferencë të thellë ndaj të gjithë ndjekësve.
Tare ka marrë 34,99% të votave, me shumë se dy ndjekësit e tij më të afërt, Marco Gianitti i Frosinone-s (13.7%) dhe Davide Vagnati i SPAL (12.84%).
“Pa të gjithë komponentët, është e pamundur të arrish një rezultat. Duhet t’i bëj komplimente stafit tim, pastaj me Simone Inzaghin kemi fatin që jemi një grup i cili punon bashkë prej më shumë se 12 vitesh.
Kemi luajtur bashkë, pastaj ai është rritur në sektorin e të rinjve dhe tani është në ekipin e parë. Ai përfaqëson vlerat e klubit, skuadra luan një futboll entuziazmues dhe meritat janë të gjitha të tijat” – ka deklaruar Tare për “tuttomercatoweb.com”.
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë