Liverpool ka arritur të fitojë në Anfield Road kundër Southamptoni në kuadër të xhiros së 12-të të Premierligës.
Të kuqt shënuan fitore prej 3 me 0, shkruan arbresh.info.
Ndeshja filloi me ritëm të ngadaltë në mesfushë me një dominim të lehtë nga vendasit.
Por, nikoqirët ishin ata të cilët sulmuan më shumë dhe gjetën golin në minutën e 31-të, nëpërmjetë egjiptianit Mohamed Salah.
Salah shënoi një supergol nga një distancë e largët duke mposhtur portierin anglez Fraser Forster.
Me shënimin e golit të parë skuadra e Klopp shtoi presionin ndaj msyafirëve dhe pas dhjetë minutave shënuan përsëri.
Ishtë përsëri Salah i cili shënoi për 2 me 0, pas një asistimi të bukur nga braziliani Philipe Coutinho.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi total nga vendasit, duke sulmuar me të gjita forcat në drejtim të portës së mysafirëve.
Goli i tretë u shënua në minutën e 68 nga braziliani Coutinho, i cili e dërgoi topin në rrjetë pas një topi të kthyer nga Forster.
Me këtë fitore Liverpooli renditet në pozitën e pestë me 22 pikë ndërsa Southampton në pozitën e 14-të me 13 pikë. /arbresh.info/
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...