Arsenali ende nuk ka zgjidhur problemin e quajtur Alexis Sanchez, pasi kiliani ende nuk ka rinovuar kontratën me klubin.
Sanchez është në vitin e fundit të kontratës me gjigantin anglez dhe në rast të mos vazhdimit të kontratës ai mund të largohet me parametra zero në fund të këtij sezoni.
Manchester City është skuadra e interesuar për shërbimet e tij dhe mund të dërgojë ofertë në afatin kalimtar të janarit për ta transferuar në Etihad Stadium, raporton Daily Mail, transmeton arbresh.info.

Por, skuadra e drejtuar nga trajneri francez Arsene Wenger e dëshiron yllin e Cityt, Raheem Sterling si pjesë e marrëveshjes në të kundërten nuk do të ketë ndonjë marrëveshje.
Sterling ishte shumë afër kalimit te Arsenali në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës por dështoi për shkak se City nuk arriti ta bind Wengerin që ta shes Sanchezin.
Ish mesfushori i Liverpoolit, bën pjesë në planet e Guardiolës dhe trajneri katalan e shëh si shumë të rëndësishëm 22 vjeçarin. /arbresh.info/
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh