Tifozët e Përfaqësueses së Kosovës të njohur si “Dardanët” kanë bërë gati të gjitha përgatitjet për ndeshje ndaj Letonisë.
Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvilloj sot (e hënë) një ndeshje miqësore ndaj kombëtares së Letonisë.
Ky takim miqësor i Kosovës ndaj letonezëve do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Mitrovicës, Adem Jashari, dhe pritet të filloj nga ora 19:30.
Në këtë ndeshje, si në çdo ndeshje tjetër, Kosova do të ketë pas vete tifozët e saj “Dardanët”, të cilët si gjithmonë përkujdesen për motivimin e futbollistëve dhe atmosferën në ndeshje.
Edhe në takim e sotëm, Dardanët kanë bërë të gjithë përgatitjet dhe janë gati për të elektrizuar stadiumin.
Dardanët kanë bërë edhe një koreografi me fanellat e futbollistëve, ku shumica e tyre kanë edhe emrat dhe numrat. “Gati për sonte. Forca Kosova”, kanë shkruar tifozët e Kosovës në profilin e tyre në Facebook.
Ndryshe, në këtë ndeshje, Kosova do të udhëhiqet nga trajneri Muharrem Sahiti, ndërsa disa futbollistë janë ftuar edhe nga Superliga e Kosovës.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plago...
Bllokohet përkohësisht qarkullimi në rrugën “Hasan Prishtina...
“Haaland dhe Rodri janë dy nënshkrimet e mia yje”, Riquelme ...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, nafta 1.51 euro p...
Pas rastit të Tivatit, Serbia i hakmerret Malit të Zi –...
“Pse na le kaq herët bre bir”, babai i Leonit Aliut prek me ...