Me një situatë të këtillë ballafaqohet komisari Johannes Hahn në Ballkanin Perëndimor, i cili gjatë vizitës në Shqipëri, tha se shtetet e rajonit duhet të punojnë në reformat e mëtejme me vepra konkrete”, shkruan ‘Winere Zeitung’.
Sipas gazetës, mundësitë e Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës, shtet nga të cilat disa kanë status të shtetit kandidat për anëtarësim në BE, janë më të mira në krahasim me periudhën para një vit e gjysmë.
Sipas Hahn, shtetet e Ballkanit nuk munden vetëm të presin, por me përpjekjet e tyre për të zbatuar reforma duhet të kontribuojnë. Ai në një bisedë me gazetarët në Tiranë deklaroi se “ende nuk është vendosur se cilat shtete do të pranohet të parët në BE, edhe pse disa prej tyre tanimë kanë filluar negociatat për anëtarësim”.
Shtetet e Ballkanit Perëndimor janë në faza të ndryshme, Serbia dhe Mazli i Zi po kryejnë negociata për anëtarësim, Maqedonia dhe Shqipëria kanë status kandidati, ndërsa BeH dhe Kosova janë larg tyre.“Duhet të kalojnë disa vite që të tejkalohet skepticizmi për zgjerimin që ekziston në BE, para së gjithash te shtetet e Evropës Perëndimore.
Pra, shtetet kandidate janë të përgatitur për anëtarësim në BE, por shtete anëtare jo”, thuhet në gazetën austriake ‘Wienere Zeitung’.
Pesë parimet që udhëheqësit evropianë i vendosën Trumpit par...
Greqia shpreh solidaritet dhe kontribuon me mjete ajrore për...
“Guxo” garon për Asamble në Prishtinë, e nxjer Jeta Statovci...
Notat e lojtarëve: PSG – Tottenham, më i vlerësuari De...
Driton Selmanaj i prin listës së LDK-së me 44 kandidatë tjer...
Britania, Franca dhe Gjermania kërcënojnë Iranin me rikthim ...