Në Info Magazinen e sotme u diskutua për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, për organizimin, kompetencat, si dhe formatin me të cilin ky organizëm do të funksionojë brenda institucioneve të Kosovës.
Kryetari i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, tha se publikimi i institutit të tij tregon se pretendimet, por edhe qasja e politikanëve kosovarë dallon shumë nga ajo e atyre serbë, transmeton Klan Kosova.
“Në raportin tonë: ‘Dy emra, dy qëllime’, tregohet se pozicioni i Prishtinës e Beogradit dallon edhe në qëndrime edhe në koncept”.
“Përderisa Prishtina këtë organizatë e mendon si OJQ, synimi i Beogradit është shumë publik – e pretendojnë këtë institucion si forum komunal, si adresë kryesore për serbët e Kosovës”.
“Sipas tyre, ky asociacion siguron mbijetesën e serbëve në Kosovë, diçka që nuk qëndron, sepse pako e Martti Ahtisaariit ka rregulluar më parë këto gjëra”, tha Tahiri.
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deklaroi se është i pashmangshëm fakti që asociacioni i komunave zvogëlon rolin e Qeverisë së Kosovës tek minoriteti serb, derisa edhe mund të ndikojë në enklavizimin e tyre.
“Themelimi i këtij asociacioni krijon kriterin e etnisë”.
“Kjo bie ndesh me kriterin e shtetësisë”.
“Me ketë asociacion minimizohet roli i ekzekutivit nëpër komunat me shumicë serbe”.
“Ky institucion do të ketë ndikim politik dhe do të jetë adresa politike e serbëve”.
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...