Ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila tha se debate rreth kësaj ministrie, ku është përfshirë edhe përfaqësues i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, është shumë e rëndë.
Një udhëheqës institucional duhet të dijë për faktet që duhet të ju drejtuar institucioneve përkatëse e jo të bëjë fushata mediatike.
Përfshirja në këtë debat me atë nivel me udhëheqësit e Bashkimit Europian në Kosovë, është përveçse papjekuri politike edhe e dëshmshme për Kosovën.
“Konspiracioni se unë si kryetare e Komunës së Gjakovës, të shkoj deri aty sa për të hartuar një letër si ajo që flitet. Kjo është zhvlerësim për mua personalisht, por edhe për zotri Zhbogarin”, tha Kusari – Lila.
“Asnjëherë, pavarësisht raporteve që kam me z.Zhbogar, nuk kemi folur për gjera të tilla sikurse thuhen në letrën, të cilën unë e kam lexuar kur është publikuar në media. Nëse ministrja aktuale beson që ka diçka të vërtet, ajo duhet të drejtohet në institucione serioze me fakte e jo të merret me fushata të këtij niveli.”, shtoi më tej Kusari – Lila.
Kusari vazhdoi duke thënë se mbi të gjitha, ministria duhet të ketë focus në implementimin e marrëveshjeve në funksion të MSA-së.
Por Mimoza Kusario-Lila zbuloi edhe një të fshehtë në lidhje me MTI:
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, kur është negociuar koalicioni në vitin 2011, ishte planifikuar të mbyllet, për shkak të mosfunksionalitetit. Ka qenë insistimi im që ministria të mos mbyllet. E brenda pak kohe, ajo ministri është vlerësuar prej të gjitha raporteve ndërkombëtare, për ristrukturimin dhe përformancën e Ministrisë.”
Megjithatë, sipas Kusari – Lilës, Raporti i Progresit i BE-së dhe Raporti i Bankës Botërore ka për të treguar se si është ecuria e kësaj ministrie, e atëherë ne kemi për të dhënë një opinion mbi fakte.
Sa i takon rikonstruktimit të MTI-së, kjo është thënë edhe në raportet ndërkombëtare dhe vendore për këtë qëllim”, tha në fund Mimoza Kusari – Lila në emisionin Rrokum Roll.
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...