Një konflikt me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Shkëmbit të Kavajës” në Durrës, por fatmirësisht ngjarja ka përfunduar pa të lënduar.
Sipas informacioneve paraprake, siç raporton BW, mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një hoteli në këtë zonë.
Dyshohet se në konflikt janë përfshirë disa persona, të cilët janë përplasur fillimisht fizikisht e më pas kanë qëlluar me armë.
Policia e Durrësit menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shoqërimin e 5 personave të përfshirë në konflikt.
Ndërkohë po merret në pyetje edhe pronari i hotelit. Ngjarja ka krijuar panik të madh tek pushuesit, të cilët kanë qenë të shumtë në këtë orë.
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...