Ndonëse prova e makeup-eve është e ndaluar rreptësisht në dyqanet kozmetike, askush nuk e mohon që ka tentuar t’i provojë produktet kur roja i sigurisë apo vajza e dyqanit nuk janë pranë jush.
Duket se është e pamundur të krijosh një ide se sa ju shkon ngjyra e buzëkuqit apo lapsit nëse nuk lyheni me këtë të fundit, por mikrobiologët shpjegojnë arsyen përse nuk duhet ta bëni më këtë gjë.
Përdorimi i mostrave në dyqanet kozmetike mund të përhapë sëmundje ngjitjes si herpesi .
Në sipërfaqen e produkteve testuese mund të gjenden spërkla pështyme të cilat mund të përhapin virusin herpes. Ju nuk e dini se kush e ka provuar atë buzëkuq ndaj nuk mund të jeni të sigurta se çfarë virusi mund të merrni.
Sipas Daily Mail peneli dhe rimeli gjithashtu mund të acarojnë sytë tuaj, e shumë produkte të tjera mund të bartin salmonelën ose e.coli.Veç kësaj, furçat e makeup-it mund të mbledhin gjithashtu baktere si atafilokok aureus dhe streptokok.
Shumica e njerëzve kurrë nuk do ta ndanin furçën e dhëmbëve me të tjerët, ndërkohë furçat e makeup-it po. Ekziston një rrezik real për kapjen e infeksioneve bakteriale dhe herpesit, pasi ne të gjithë kemi mikroorganizma të ndryshëm që jetojnë me ne, dhe nëse një produkt përdoret nga 30 apo 40 njerëz rreziku rritet ndjeshëm .
Megjithatë, problemet kanë dalë në dritë pasi një grua amerikane paditi një kompani produktesh kozmetike, pasi ajo pretendoi se u infektua me herpes pas përdorimit të produkteve të asaj firme.
Një raport i Daily Mail pohon se tre të katërtat e artikujve testues përmbanin bakterin e stafilokokut. Studimet kanë zbuluar gjithashtu se 43 përqind e penelit dhe rimelëve përmbajnë mikroorganizma të ndotur. / Living
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...