
????????????????????????????????????
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me ministrin e Jashtëm dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Paulo Gentiloni, me të cilin kanë biseduar për sukseset e Kosovës në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetit, për progresin në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare nga ana e institucioneve të Kosovës.
Thaçi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Romë, e ka falënderuar ministrin Gentiloni për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë dhënë Kosovës, që nga koha e luftës, e cila rezultoi me një bashkëpunim të mirë politik mes dy vendeve, njoftoi MPJ.
“Do të dëshironim që ky bashkëpunim të thellohet edhe në rrafshin ekonomik”, është shprehur Thaçi, duke shtuar se “tanimë në Kosovë ka investitorë të suksesshëm italianë”. Ai ka ftuar që të inkurajohen edhe ndërmarrësit e tjerë që të investojnë në Kosovë.

Zëvendësministri e ka informuar ministrin Gentiloni se ministrat e Zhvillimit Ekonomik dhe Bujqësisë të Kosovës, Blerand Stavileci dhe Memli Krasniqi, do të vizitojnë Italinë këtë verë për të përgatitur nënshkrimin e disa marrëveshjeve konkrete të bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, e që pritet të nënshkruhen në shtator, në “EXPO Milano 2015”.
Gjatë bisedës është folur edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e arsimit, si dhe në luftën kundër radikalizmit dhe terrorizmit, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Kosovës.
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...
Pas triumfit në Ligën e Kampionëve, Hakimi hyn në histori të...
“Është e dhimbshme, por jam krenar për këtë ekip” R...
Turqia e gatshme të bashkëpunojë me Japoninë në prodhimin e ...
Çeki – Kosovë, formacionet zyrtare: Foda starton me dy sulmu...
Kurti pas takimit me Hoxhën: Bashkërendimi Kosovë-Shqipëri ë...