Policia e Prizrenit dje gjatë operacionit “Stop drogave në shkolla” ka kontrolluar një lokacion në afërsi të shkollave ku dyshohej se shpërndahet e shitet marihuanë.
Policia ka bërë me dije se ka konfiskuar disa qese me marihuanë dhe një veturë e tipit “Golf IV”.
“Rr. “Elbasanit”, Prizren 06.11.2017-10:00 . Gjatë planit operativ “Stop drogave në shkolla” është kontrolluar një lokacion në afërsi të kompleksit të shkollave, pasi dyshohej se shpërndahet dhe shitet substancë narkotike e llojit marihuanë. Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 31 (tridhjetë e një), paketime të mbështjella në qese plastike të madhësive të ndryshme me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 3.797 kg. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar edhe një veturë Golf V me targa vendore”, bën të ditur policia
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...