Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë në Magazina Lokale në Klan Kosova, në ballafaqim me kryetaren aktuale dhe kundër-kandidaten e tij,Mimoza Kusari-Lila, se ajo ka bërë punësime nepotiste.
Gjini ka theksuar se kjo ka ndodhur në gjithë Kosovën, edhe në të kaluarën, porse avazin e njëjtë e ka vazhduar edhe Kusari-Lila.
“Në të gjitha debatet kam hezituar të sjellë emra të përveçëm, pasi nuk na kanë njerëzit borxh, prandaj nuk përmendi fëmijët që kanë marrë bursat, as personeli i punësuar në shkolla”.
“Por, të gjithë e dinë se ka punësime nepotiste. Nuk e ka bërë veç Kusari-Lila, por e ka bërë edhe kjo”.
Por, ai ka premtuar se me ardhjen e tij në krye të Gjakovës, punësime familjare më nuk do të ketë.
“Nuk do të ketë bursa nepotiste, duhet të përmbyllet ky cikël. Kjo ka ndodhur në të kaluarën, por është detyrë e imja dhe e asamblistëve që ta përmbyllim këtë pjesë, pasi i ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme gjithçkaje që kemi në Kosovë”.
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave