Komuna e Gjilanit ka marrë vendim për rrënimin e objektit të burgut të Gjilanit.
Megjithatë, disa ish të burgosur e kundërshtojnë këtë vendi dhe duan që burgu të mbetet objekt i një kujtese kolektive për vitet e tmerrshme që kaluan shqiptarët.
Ndërkohë, kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri, jep sqarimin e tij. Gjatë dekadave u burgosën politikisht shumë patriotë të Kosovës.
Disa prej tyre, ishin edhe Fehmi Lladrovci e Ukshin Hoti. Por, burgu në të cilin shumë të rinj kosovarë u maltretuan nga regjimi serb, komuna e Gjilanit pritet ta rrënojë.
Megjithatë, jo të gjithë pajtohen. Madje ata që vuajtën në këtë burg, kërkojnë që ai të mbetet në këmbë si dëshmi e terrorit të përjetuar.
Ndërkohë, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, deklaron se vendimi për rrënim, kanë marrë në bashkërendim me Shoqatën e të Burgosurve Politikë dhe se sipas tij një pjesë e këtij burgu do të ruhet si muze.
Kryetari i Gjilanit Haziri tha se do të ngrihet edhe një pllakë përkujtimore në nderim të të rënëve dhe të gjithë atyre që përjetuan terror në këtë burg, që ishte një nga më të tmerrshmit në ish-Jugosllavi.
https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155544829913859/
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri