Në një intervistë për emisionin “Përballje” të Telegrafit, ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka folur edhe për problemin e gjuhës diskriminuese e ofenduese në tekstet shkollore.
Ai ka thënë se janë duke u marrë me rishikimin e teksteve të tilla, sepse ka shumë ankesa nga prindërit, mësimdhënësit e organizatat ndryshme.
“Jemi duke bërë një analizë të mirëfilltë të teksteve shkollore. Informatat e para që i kemi edhe nga analiza e ekspertëve, rezulton se ka libra të kualitetit të dobët – me gabime shkencore dhe elemente diskriminuese”, ka deklaruar Bytyqi. “Jemi zotuar që ta bëjmë një zgjidhje të shpejtë kur të bëhet rishikimi i të gjitha librave”.
Sipas tij, në fund të vitit do të fillojë debati gjithëpërfshirës për këtë temë.
“Fëmijët tanë janë të barabartë dhe ne duhet t’i vlerësojmë më të gjitha nevojat dhe kërkesat që kanë “, ka vlerësuar Bytyqi.
Zjarri që përpiu një pallat të tërë në kompleksin në Tiranë ...
Haradinaj përkujton vëllain e vrarë: Dhimbjet nuk u ndalën a...
Arrestohet në Fushë Kosovë i kërkuari për grabitje
Natë e zjarrtë në Ligën e Kampionëve – sot kompletohen çifte...
Konjufca: Negociatat për Presidentin po vazhdojnë, gjithçka ...
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare