Vendi i fundit që iu shtua Bashkimit Europian ishte Kroacia në vitin 2013, por kur pritet të përmbushin kriteret e tyre kandiatët që duan të bëhen pjesë e BE-së?
Tina Freyburg dhe Tobias Böhmelt kanë prezantuar përfundimet e një studimi të kryer mbi mundësitë e vendeve kandidate për të përmbushur kriteret. Ata thonë se vetëm njëri nga vendet kandidate dhe pikërisht Maqedonia parashikohet të përmbushë kriteret rreth vitit 2023, ndërkohë që Serbia dhe Turqia parashikohen të jenë pjesë e Unionit rreth vitit 2030. Për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën, studiuesit nuk japin rezultate shpresdhënëse. Ata mendojnë se këto dy vende nuk do të arrijnë t’i përmbushin kriteret para vitit 2050.
Studimi i tyre bazohet në mundësinë e secilit nga vendet për t’u përshtatur me ligjet, kapacitetet dhe kostot administrative të vende pjese e Bashkimit Europian.
Tina Freyburg është profesoreshë e Politikabe Krahasuese në Shkollën e Shkencave Politike dhe ekonomike në Universitetin St Gallen, në Zvicër, ndërsa
Tobias Böhmelt është profesor në Departamentin e Qeverisjes në Universitetin e Essex-it. / Perktheu: Opinion.al

Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...
Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga o...
Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pam...
Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një...
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person