Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet në qëndrimin e vet për përfshirje të ekspertëve ndërkombëtar në një hetim gjithëpërfshirës për zbardhjen e të gjitha paqartësive të ndërlidhura me rastin e Kumanovës, shkruan arbresh.info.
“Procesi i gjykimit dhe dëshmitë e protagonistëve nxorrën në sipërfaqe dilemat rreth organizatorëve dhe motiveve të këtij rasti të rëndë, prandaj qytetarët kanë nevojë ta kuptojnë të vërtetën e plotë,”thuhet në një komunikatë për medie.
Pjesë të dëshmive si dhe materialeve me të cilat qytetarët kishin mundësi të njoftohen nëpërmjet të mediave aludojnë në përfshirjen e dyshuar edhe të përfaqësuesve zyrtar të institucioneve më të larta të shtetit në komunikim me protagonistët e ngjarjes.
BDI, fton Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe autoritetit e sundimit të së drejtës që të përfshijnë ekspert ndërkombëtar në hetimin e rastit si dhe të vendosin komunikim dhe bashkëpunim edhe me autoritetit e Kosovës dhe Shqipërisë në shkëmbimin e informacioneve drejt zbardhjes së tërësishme./arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...