Biznesmeni nga Prishtina, njëherit pronari i hotelit ‘Princi i Arbërit’ në Kodrën e Trimave, Florim Maloku, i cili ishte dënuar me 8 vite burg në Maqedoni nën akuzën për ‘Vjedhje të Bankës’ është liruar sot.
Arbresh.info ka siguruar fotot e Malokut pas kthimit të tij në familje. Po ashtu familjarë të Malokut kanë postuar fotografi nga kthimi i tij në Prishtinë, duke shprehur edhe emocionet e tyre.


Kohë më parë arbresh.info pati shkruar se rasti i biznesmenit Maloku ishte i montuar nga shteti i Maqedonisë për arsyet që nuk diheshin.
Madje në një intervistë për portalin arbresh.info djali i tij Faton Maloku kishte thënë se babai i tij ishte akuzuar pa prova duke cekur se edhe ‘Komiteti i Helsinkit’ dhe ‘Ambasada e Kroacisë’ që nga fillimi e kishin përcjellë rastin e biznesmenit Maloku dhe kishin thënë se është rast i montuar.
Po ashtu edhe ish-ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë Lube Boshkoski, në një konferencë për media kishte komentuar dënimin e biznesmenit Florim Maloku duke thënë se ai është në burg për një vepër që nuk e kishte kryer./Arbresh.info/
NATO kërkon përgjegjësi nga Serbia për sulmet ndaj KFOR-it d...
Proda: Policët u përballën me barbari ekstreme, 13 persona t...
“UÇK na bashkon”, Çitaku falënderon partitë poli...
Ministri i jashtëm sllovak: Mbështesim integrimin e Ballkani...
Fitoi “nominimin” së bashku me Luizin, Artani hidhet “live” ...
Trump paralajmëron aeroplanmbajtëse të dytë, SHBA dhe Irani ...