Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka komentuar akuzat e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ndaj Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi për provim të falsifikuar të jurisprudencës.
Mustafa, përmes një statusi në Facebook ka thënë se e gjithë kjo po përngjan në një bashkërenditje për të dekurajuar punën e një institucioni të rëndësishëm, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Pse e gjithë kjo fushatë kundër një institucioni të pavarur – Kryeprokurorit të Shtetit?!
Në qoftë se dikush do ta ketë ditur se Kryeprokurori (nuk ka ?!) provim të jurisprudencës, do të tregonte me kohë, jo në momentin që është shpallur fajtor për një vepër që i është përshkruar.
Organizimi i një “gjuetie” të tillë ndaj një institucioni për gjera të cilat mund të vërtetohen, duket se kalon arsyen e validitetit të një dokumenti. E gjithë kjo më shumë po përngjanë në një bashkërenditje për të dekurajuar punën e një institucioni tepër të rëndësishëm sesa për të sqaruar një çështje që sqarohet.
Si Kryetar i LDK-së konsideroj se organet përgjegjëse duhet ta sqarojnë më shpejtë këtë rast, sepse është në pyetje një prej institucioneve më të larta të pavarura të vendit. Fatin e drejtësisë nuk duhet ta lëmë në mëshirën e inateve, mosdurimeve dhe hakmarrjeve. Fytyra jonë nuk është fytyrë që shihet vetëm në Kosovë, por aq shihet edhe jashtë dhe reflekton seriozitetin e shtetit tonë. IM./arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...