1735: Lindi John Adams

Ai ishte presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që lindi në Braintree, Massachusetts.
1831: Arrestohet Nat Turner

Skllavi i arratisur Nat Turner kapet në Southampton County, disa javë pasi udhëhoqi kryengritjen më të përgjakshme të skllavëve në historinë amerikane, transmeton portali arbresh.info
1953: Gjenerali Marshall merr çmimin Nobel për Paqe

Gjenerali George C. Marshall fitoi çmimin Nobel për Paqe.
1974: Muhammad Ali fiton meçin

Muhammad Ali nokautoi George Foreman në raundin e tetë nga 15 gjithsej sa ishin në Kinshasa, Zaire, i njohur si “Buçima në Xhungël” për të rifituar titullin e tij të peshës së rëndë botërore.
1975: Mbreti Juan Carlos I merr pushtetin

Princi i Spanjës bëhet kreu i shtetit pasi Francisco Franco, diktatori ushtarak i cili sundoi kombin që nga viti 1936, pranoi humbjen për shkak të shëndetit të tij të dobët.
1983: Zgjedhjet e para në Argjentinë pas sundimit ushtarak

Zgjedhjet e para të përgjithshme argjentinase mbahen më 30 tetor 1983 dhe krijohet rregulli kushtetues pas procesit të riorganizimit kombëtar të diktaturës e cila u instalua nga ushtarakët.
1991: Nis konferenca e Madridit

E organizuar nga Spanja, konferenca treditore ishte një përpjekje nga komuniteti ndërkombëtar për të rinisur procesin e paqes Izraelito-Palestineze./arbresh.info/
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...