Arsenali ka bërë një ofertë për mesfushorin e Barcelonës, Arda Turan, gjatë merkatos së transferimeve dhe ishte afër transferimit te “Topçinjtë”, thotë trajneri i skuadrës kombëtare të Turqisë – Mircea Lucescu.
Si pjesë e skuadrës së Atleticos në sezonin 2013/14 që fitoi titullin në ligë, Turan dështoi për të impresionuar në formë të tillë qysh pas transferimit në Camp Nou gjatë verës së vitit 2015, transmeton portali arbresh.info.
Debutimi i tij ishte shtyrë deri në muajin janar të vitit 2016 pas ndalesës për transferimeve të Barcelonës dhe lojtari më pas dështoi për të impresionuar trajnerin Luis Enrique dhe trajnerin e ri Ernesto Valverde.

30-vjeçari ka bërë vetëm një paraqitje këtë sezon por duket se ka ndërmend të përfundoj kontratën e tij te gjiganti katalunas, megjithëse Fenerbahce dhe klube të mëdha në Super Ligën e Kinës kanë ngjallur interesim për shërbimet e tij.
“Kam folur me Valverden, Arsenali ka shtruar një ofertë për Ardan”, citohet të ketë thënë Lucescu.
“Arda ishte në prag që t’i bashkohet Arsenalit këtë verë për dështoi në fund”
“Galatasaray e kërkonte atë por kjo nuk ndodhi, ngjashëm si Monaco. Arda është duke u përballur me kohë të vështira”
Përkundër interesimit për të, Jashari e ka bërë të qartë dës...
Operacion policor në Vlorë, ndalohen 5 persona të dyshuar pë...
Brazili jep sinjale pozitive rreth gjendjes së Neymarit në p...
Inter i mbyll derën edhe njëherë tjetër gjigantit turk për C...
Pacolli: Vazhdojmë betejën për Aeroportin e Vlorës, nuk do t...
Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në...