Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë në Kosovë Ruairi O’Connell.
Gjatë takimit, u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe proceset tjera të rëndësishme.
Duke e falënderuar për mbështetjen e pazëvendësueshme të Britanisë për Kosovën, kryetari Mustafa shprehu përkushtimin e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje.
Kryetari Mustafa, po ashtu, e njoftoi për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e fundit lokale dhe angazhimin e LDK-së më tutje për t’i çuar përpara proceset për integrimet evropiane.
Kryetari Mustafa dhe Ambasadori Ruairi O’Connell, biseduan edhe për çështjet tjera me rëndësi vitale për Kosovën.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...