Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli ka kërkuar që tu rriten pagat policëve të Kosovës dhe po ashtu tu ngritën standardet e kushteve të punës.
Sipas tij, asnjë prej policëve të Kosovës nuk i ka kushtet e nevojshme për ta kryer punën që i kërkohet, shkruan arbresh.info.
“Asnjë prej Policisë nuk i ka kushtet e nevojshme për ta kryer atë punë. Çdo polic është në gjendje të rëndë. Çdo polic i Kosovës që sot e merr detyrën dhe shkon në punë është një shqetësim i madh pasi nuk kanë kushte ekonomike, pagat e tyre janë jashtëzakonisht të ulët. 80 për qind e tyre janë në kredi”, ka thënë Pacolli.
/arbresh.info/
“Kosova arriti finalen me meritë, do të jetë një final...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë ...
Formohet grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kan...
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...