Një person është gjetur i vdekur mbrëmë në një objekt në lagjen Dardani në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë, viktima mashkull është gjetur pa shenja jete dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar është gjetur pa shenja jete në një objekt. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ska rrezik për pandemi nga hantavirusi në Shqipëri, ISHP: Nu...
Koalicion me LDK-në, përgjigjet Hamza: Dikush me dikë duhet ...
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë çelës për zhv...
Statovci “godet” ish-partinë: Ta kesh emrin Guxo dhe mos të ...
Mourinho i vendos dy kushte Real Madridit, mediumi i njohur ...
Trump drejt Kinës për takimin me Xi Jinping, vizita që mund ...