Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, ka folur pas golit me Vitessen.
Vushtrriasi është shprehur i lumtur me formën që po kalon.
Ai tregoi një detaj interesant, atë të takimit me Arbër Zenelin.
“Jam në formë të mirë si unë ashtu edhe ekipi. Me pak fat mund ta arrijmë vendin e tretë”, deklaroi Rashica në “Koha Shtesë”.
“Jam takuar me Arbër Zenelin dhe kemi biseduar për lëndimin e tij”.
“Synimi i klubit është që të arrijmë sa më larg. Pse jo ta fitojmë edhe ligën”.
Sa i përket të ardhmes, Rashica tha se është i lumtur te Vitesse.
“Për momentin jam shumë mirë te Vitesse. Kur të hapet afati kalimtar do të shikojmë të mirën time dhe të klubit. Vitesse është klub i veçantë për mua pasi që është klubi u parë që luaj jashtë Kosovës”.
Në fund ai komentoi edhe ndeshjen miqësore me Letoninë.
“Shpresoj se ndaj Lituanisë ta arrijmë fitoren e parë në Kosovë”.
“Mezi presim të vijmë në Mitrovicë oara publikut tonë”.
Tronditje për Barcelonën, ylli i katalunasve i hapur që t...
Deklaratat e Trump për të vendosur forca amerikane, ushtarët...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sërfist kafshohet nga peshkaqeni në Australi, sulmi i katërt...
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...