Në një kohë kur politika vlon nga akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për lidhje me narkotrafikun, kryeministri Edi Rama ka dalë për herë të parë publikisht për t’i dhënë mbështetje Policisë së Shtetit.
Por, paralajmëroi një furtunë ndaj të gjithë drejtuesve të Policisë, të cilët do të rezultojnë të lidhur me krimin.Për të nënvizuar luftën frontale me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, shefi i qeverisë ofroi shifra zyrtare për të bërë dallimin me aksionet e bëra deri në vitin 2013.
“Deri tani, pa mbaruar muaji tetor i këtij viti, Policia e Shtetit ka sekuestruar nga duart e rrjeteve kriminale 35 milionë euro. Deri në fundin e vitit të shkuar ishin plot 47 milionë euro. Ndërkohë që në vitin 2013 nuk bëheshin as një milion euro”, tha kryeministri Rama.“Nuk do të shpëtojë asnjë punonjës policie që gjithë jetën ka punuar në Polici dhe që ka pasuri të pajustifikueshme. S’ka si shpëton. Nuk do shpëtojë. Ju siguroj”, paralajmëroi shefi i Qeverisë shqiptare. /21Media
Irani dhe Izraeli kryejnë sulme të reja pas vdekjes së Khame...
Nesër Kurti takohet me Abdixhikun
Kurti për çështjen e presidentit: Murat Jashari do të ishte ...
Turmat rrëzojnë statujën e Khomeinit
Kurti: Këtë lartësi elektorale prej 51% mund ta kemi dëshiru...
Si është situata në vendet e Gjirit?