Lajmi se Tuba Buyukustun e njohur si Elif nga seriali “Diamante dhe dashuri” dhe bashkëshorti i saj Onur Saylak i dhanë fund martesës së tyre pushtoi mediat turke pak muaj më parë, veçanërisht pas zërave që pretendonin se dyshja u divorcua pasi aktorja tradhtoi bashkëshortin me një biznesmen turk.
Por tashmë që gjërat janë qetësuar dhe pasi ish-bashkëshorti i saj pohoi që nuk ishte tradhtia arsyeja e ndarjes së tyre, Tuba dhe biznesmeni Umur Evirgen duket se nuk ruhen më.
Dyshja së fundmi është fotografuar duke darkuar në një restorant në Stamboll. Ata janë larguar së bashku me makinë teksa ishin kapur përdore. Aktorja e famshme turke ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë për lidhjen e tyre, por duket se gjërat dalëngadalë po bëhen serioze.

Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë