Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës në bashkëpunim me KQZ-së dhe Prokurorinë kosovare, lidhur me zgjedhjet lokale që mbahen të dielën, ka hartuar plan të veçantë operative i cili tashmë ha hyrë në fuqi.
Këtë e ka thënë ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Milan Radojeviq.
Ai për Radion “Kontakt Plus” ka thënë se në veri të Kosovës në ruajtjen e rendit dhe të qetësisë dhe vetë qendrave të votimit do të jenë të angazhuar më shumë se 400 policë, transmeton lajmi.net.
“Pjesëtarët e policisë tashmë janë vendosur në të gjitha rajonit dhe tashmë po marrin pjesë në sigurimin e vendvotimeve. Në ditën e zgjedhjeve do të ftohen të gjithë policët, pushimet vjetore dhe ditët e lira janë ndërprerë, kështu që presim që të gjithë pjesëtarët e policisë të punojnë sipas planit operativ”, ka thënë Radojeviq.
Zgjedhet lokale mbahen nesër në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...