Në fakt, edhe pse jemi gati në fund të muajit tetor, shumica e ditëve kanë qenë me diell dhe të ngrohta.
Po ashtu edhe qielli ka qenë i pastër dhe pa re, siç është edhe sonte.
Në muajin tetor ndodh një fenomen spektakolar dhe magjik, që njihet si “shiu i meteorëve”.

Fenomeni Orionid premton të ndriçojë qiellin e natës me 30 meteorë në orë.
Ky fenomen shfaqet çdo vit në muajin tetor dhe ndodh kur mbetje nga kometa Halley bien në kontakt me atmosferën e Tokës.
Ju nuk do të keni nevojë për një teleskop apo dylbi për të parë këtë fenomen. Vetëm sigurohuni që të mund të qëndroni sa më larg dritës që të jetë e mundur.
“Shiu i meteorëve” është i dukshëm gjatë gjithë tetorit, por arrin pikun e tij në netët e 20 dhe 21 tetorit.

Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh