Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka bërë Shqyrtimin e propopim-vendimit për t’i rekomanduar presidentit të Kosovës dhënien e autorizimit për nënshkrimin e traktatit për ekstradim mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Hungarisë.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se kjo kërkesë është bazuar në aspiratën dhe zotimin e Kosovës për të zhvilluar partneritet evropian në luftën kundër krimit, shkruan arbresh.info.
“Kjo kërkesë është e bazuar në aspiratën dhe zotimin e Kosovës për të zhvilluar partneritet evropian duke luftuar krimin tranzicional dhje duke dhënë kontribut që ta stabilizojmë edhe më tej zonën e Evropës Juglindore. Kjo marrëveshje thekson detyrimet që marrin shtetet për ekstradim dhe për ndjekje penale. Marrëveshja përcakton se për cilat vepra penale mund të lejohet ekstradimi dhe procedurat që duhet ndjekur për parashtrim të kërkesës e deri të dorëzimi i personit të ekstraduar”, u shpreh Tahiri.
Propozim-vendimi u miratuar nga kabineti qeveritar./arbresh.info/
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...