Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Valën dhe Telekomin e Kosovës.
Drejtori i PTK-së, Agron Mustafa ka deklaruar pas takimit me Haradinajn se PTK është e interesuar që të rrisë bashkëpunimin me kryeministrin e vendit dhe qeverinë si aksionar të kësaj korporate.
“Ishte një vizitë pune, e domosdoshme, në momentin e duhur dhe mbi të gjitha ishte një bisedim i sinqertë, i hapur, korrekt, së bashku me sindikatat e të dy korporatave dhe mbi të gjitha u dakorduam për hapat e mëtutjeshëm dhe të dhënat apo imputet fillestare se si menaxhmenti i këtyre korporatave i shohim ato në tri katër vitet e ardhshme dhe normalisht të jemi në bashkëpunim më të afërt dhe më funksional me kryeministrin dhe qeverinë e vendit si aksionar të këtyre korporatave publike në vend”, ka deklaruar Mustafa.
Ndërkaq drejtori i Postës, Sejdi Hoxha e falënderoi Haradinajn për këtë vizitë duke shtuar se Posta në fillimet e saj ka pasur vetëm dy shërbime ndërkaq tani ka dhjetëra sosh.
“Posta e Kosovës e informoi kryeministrin për shërbimet e reja qe ka krijuar, normalisht kemi qenë me dy shërbime kur kemi filluar si Postë. Sot kemi dhjetëra shërbime të reja dhe jemi duke punuar që të ofrojmë shërbime të tjera të reja. Jemi duke punuar në mënyrë që Postën e Kosovës të bëjmë një ndërmarrje të vetëqëndrueshme financiarisht”, u shpreh shkurt Hoxha.
Kryeministri Haradinaj u shpreh pas kësaj vizite se Qeveria e Kosovës ka obligime ndaj Postës dhe Telekomit të Kosovës./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...