Prindërit në Prishtinë gati çdo ditë ankohen për kifle të mykura, që po Komuna e Prishtinës po ua shpërndanë nxënësve nëpër shkollat e Prishtinës.
Një prej prindërve, që është ankuar mbrëmë në rrjete sociale është edhe Bujar Gashi.
Ky prind, duke e postuar foton e kifles së mykur që fëmija i tij e ka sjellë prej shkollës “Iliria”, madje ka kërkuar që organet e drejtësisë të ndërmarrin veprime për këtë gjë.
“Ja se me cka na i ushqejne femijet tane (Kifle te mykta) ne shkolla, nese ka organe te drejtesis nuk e di se cka presin ma shume kur jane ne pyetje femijet. Kete kifle sot femija im e ka sjell nga shkolla fillore Iliria – Prishtine”, ka shkruar Bujar Gashi në llogarinë e tij në Facebook./Lajmi.net/

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...
Franca sekuestron një cisternë nafte të dyshuar si pjesë e “...
Mot kryesisht i vranët të premten, temperaturat deri në 7 gr...
AS Roma merr fitore të madhe ndaj Stuttgartit në Ligën e Evr...