Lumir Abdixhiku i LDK’së, i cili edhe e udhëheq Komisionin për Buxhet dhe Financa, tregoi se Lidhja Demokratike ka votuar kundër rishikimit buxhetor për shkak të shpërndarjes së parave të sigurimeve shëndetësore për pagat e veteranëve.
Abdixhiku ka dhënë arsyet e votimit kundër sepse buxheti, sic thotë ai, heq fondet e sigurimeve shëndetësore, zvogëlon investime kapitale, si dhe rrit përfitimet e veteranëve.
“Një buxhet që merr prej shëndetësisë e u jep listave fallce prej militantësh – gjoja veteranë – nuk është buxhet i gjithë qytetarëve të Republikës. Prandaj dhe jam kundër”, ka thënë Abdixhiku në një shkrim në Facebook.
Mirëpo edhe përkundër se LDK votoi kundër, ligji ka kaluar për shkak të shumicës së votave të pozitës.
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...