Thomas Strakosha nuk ka bërë vetëm një pritje në minutën 90+7′ kundër Dibalës, por ka qenë i mrekullueshëm edhe në disa momente të tjera të takimit.
Një pritje përballë Paulo Dybalas nuk ndodh shpesh, aq më tepër kur argjentinasi njihet si “i pagabueshmi” nga pika e bardhë e penalltisë. Mirëpo, Thomas Strakosha nuk ka bërë vetëm një pritje në minutën 90+7′ kundër Dibalës, por ka qenë i mrekullueshëm edhe në disa momente të tjera të takimit.
Me paraqitjen që ka bërë ndaj Juventusit në javën e fundit të Serisë A, gardiani i Kombëtares shqiptare është barazuar me shoun që zhvilloi Mauro Ikardi duke realizuar tri herë në derbi. Nga prestigjiozja “Corriere dello Sport”, Thomas Strakosha është përfshirë në 11-shen më të mirë duke u vlerësuar me notën 9.
“Super ndaj Khedirës. Gjigant ndaj Higuainit. Një histori për pritjen e penalltisë së Dibalës”, ishte shpjegimi i notës për shqiptarin. Në përbërje të formacionit të javës është edhe Mauro Ikardi dhe Kandreva të Interit, Imobile, Leiva e Radu të Lacios, si dhe Albiol, Kulibali e Insinje të Napolit. Napoli, Lacio dhe Inter ishin ekipet që bënë historinë këtë fundjavë në Serinë A.
Anëtarësimi në BE, Rama: Të bëjmë maksimumin që dera e hapur...
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...
MINT-i vendos kufirin e fitimit për tregtarët e derivateve: ...
LDK thirrje Prokurorisë: Ndalni ndërrimin e njehësorve, po r...
Dështon protesta në Shqipëri për rritjen e çmimit të naftës
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...