Tre shqiptarë të dënuar në Angli për vepra të ndryshme penale janë ekstraduar në Shqipëri ku do të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit të marrë nga drejtësia britanike.
Burime nga Policia e Shtetit thonë se të ekstraduarit janë të dënuar për vrasje, trafik droge dhe marrëdhënie seksuale me dhunë.
Drejtësia britanike ka pranuar kërkesat e tyre që të transferohen e të vuajnë dënimin në burgjet shqiptare dhe pas kësaj, Interpol Tirana ka bërë ekstradimin e tyre.
Burime zyrtare të Policisë së Shtetit thanë se ekstradimi i tyre është kryer në orën 12:30 të së mërkurës.
Ata janë Masimo Fishti, 37 vjeç, nga Tirana, i dënuar me 21 vite burg për vrasje, Sadri Lika, 38 vjeç, nga Durrësi, i dënuar me 20 vjet burg për trafik droge, dhe Edison Mulaj, 21 vjeç, nga Kukësi, i dënuar me 12 vjet burg për përdhunim e grabitje. /Panorama
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...