Ai debutoi me rolin e tij në serialin “Fatmagyl”.
Aktori turk Engin Öztürk i njohur për publikun kosovar në rolin e “Selimit” tek seriali “Fatmagyl” pastaj me të njëjtin emër tek seriali shumë i shikuar “Sulltani i Madhërishëm” aty e lunate rolin e birit të Sulltan Sulejmanit. Aktori u lind më 28 shtator 1986 në Turqi.
Ai luajti volejboll për 8 vjet. Pas diplomimit nga Eskişehir Fatih Anatolian, ai zgjodhi profesionin e babait të tij dhe hyri në Shkollën e Mesme Profesionale të Arsimit në Izmir, në vitin 2003 dhe u diplomua në vitin 2005.
Ai u largua nga TSK (Forcat e Armatosura Turke) në 2006 për shkak të papajtueshmërisë së tij me shërbimin ushtarak, erdhi në Ankara dhe përfundoi arsimin e tij në Universitetin Hacettepe të Konservatorit Shtetëror të Departamentit të Teatrit në vitin 2012. Në vitin 2010 Öztürk debutoi si Selim Yasaran në serinë televizive “Fatmgyl Suçu Ne”, shkruan rtv21.tv. Në vitin 2013, ai luajti në dramën historike ndërkombëtare të quajtur “Muhteşem Yüzyıl” apo “Sulejmani i Madhërishëm” si Shehzad Selim. Ndërsa sa i përket jetës private Engin tani për tani është beqarë, ai ishte në lidhje me Türkü Turan (2012), pastaj me Hande Dogandemir(2015) dhe me Idil Firat 2015 – 2016.


Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...
Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Copa del Rey, Barcelona p...
Aksidenti me tre të vdekur në Qubrel të Skenderajt, mbi 6 vj...