Ministri i dorëhequr i Financave, Jeroen Dijsselbloem njoftoi sot në Parlament se do të tërhiqej nga jeta politike, pasi kishte bërë të ditur më herët këtë javë se do të linte presidencën e Eurogrupit në janar.
“Unë do të largohem nga politika holandeze”, deklaroi laburisti në një letër drejtuar kryetares së Dhomës së Ulët të Parlamentit, duke bërë të ditur se nuk kishte më “forcën” as “pasionin” që partia e tij ka vërtetë nevojë për të mishëruar opozitën.
Ministri holandez i Financave njoftoi tashmë të hënën se do të largohej nga presidenca e Eurogrupit në janar, duke lënë vakant një nga postet më të rëndësishme të eurozonës.
Dijsselbloem drejton prej vitit 2013 takimet e ministrave të Financës së 19 vendeve që miratuan monedhën e përbashkët, por ai po bëhet gati të humbasë postin e tij si ministër pas debatit në strukturat e partisë së tij gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare holandeze në mars.
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...