Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se të rinjtë e Pejës kanë shprehur vullnetin për ndryshim.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se salla ishte e vogël në Pejë për t’i pritur të rinjtë të cilët kishin ardhur për ta përkrahur kandidatin e AAK-së për këtë komunë, Fatmir Gashin.
“Salla ishte e vogël për t’i pritur të rinjtë e Pejës të cilët kishin ardhur për ta përkrahur Fatmir Gashin. Çdo ditë dhe në çdo kohë, në lokalitetet të ndryshme, ku po i takojmë qindra njerëz, të gjithë një zëri kanë shprehur vullnetin për ndryshim”, ka shkruar Haradinaj.

Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...