Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq bënë të ditur se do të nënshkruhet një memorandum me kompaninë turke “Taip”, e cila do të investojë në Kralevë dhe do të punësojë 2,500 vetë në atë qytet.
Vuçiq, në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, falënderoi investitorët turq për këtë, por gjithashtu për të gjitha investimet e tjera në Serbi.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po qëndron për vizitë tre ditore në Turqi. Ai është pritur mbrëmë nga Vuçiqi në aeroportin Nikola Tesla.
Sot dyja shtetet janë dakorduar për një deklaratë të përbashkët politike mbi themelimin e Këshillit të Lartë për Bashkëpunim midis Serbisë dhe Turqisë sot në Beograd.
Nesër, presidenti Erdogan do të vizitojë Novi Pazarin, ku do të bisedojë me krerët e komunave Novi Pazar, Rashka, Kralevë, Senicë, Tutin, Prijepole, Nova Varosh dhe Priboj. Së bashku me presidentin turk kanë ardhur edhe përfaqësues dhe pronarë të disa kompanive të mëdha turke nga sektorë të ndryshëm, sikurse janë turizmi, ndërtimtaria, bujqësia e deri te sektori i metalit dhe industria e përpunimit.
/arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...