Kryeministri Nikolla Gruevski dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev janë takuar gjatë tërë natës së kaluar në një tentim për të gjetur zgjidhje për krizën politike.
Burime partiake thonë për “Lajm” se takimi është zhvilluar në prezencë të përfaqësuesve të ambasadës të BE-së dhe SHBA-ve, por nuk precizojnë nëse kanë prezantuar personalisht edhe ambasadorët Aivo Orav dhe Xhes Bejli. Sipas këtyre burimeve, në takim është biseduar për hollësira të marrëveshjes, respektivisht se si do të ndahet pushteti në eshalon të dytë dhe të tretë gjatë qeverisë kalimtare, me çka lihet të nënkuptohet se për çështjet kryesore është arritur marrëveshje.
Marrim vesh se për rrjedhën e negociatave dhe marrëveshjet e arritura gjatë tërë kohës janë konsultuar dhe njoftuar edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe ai i PDSH-së, Menduh Thaçi, por përmes linjës telefonike.
Nëse është arritur ose jo marrëveshje përfundimtare do të merret vesh në takimin e sotëm të liderëve, që duhet të fillojë pas disa minutave në ora 13.
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...