“Corriere dello Sport” ka bërë një analizë të shkurtër për ndeshjen e Italisë me Shqipërinë. Ndërsa nuk i kursen kritikat ndaj “axurrëve” lojën e të cilëve e quan të shëmtuar, gazeta akuzon arbitrin se u mohoi një penalti në prekjen me dorë të Veselit brenda zonës.
“Pas gabimeve të vazhdueshme të të dyja skuadrave që luanin në kundërsulm erdhi goli i Candreva në minutën e 73-të. Spinazzola krosoi dhe e gjithë mbrojtja e Shqipërisë doli blof duke lënë të zbuluar Candreva që nuk i mbeti veçse ta çojë topin pas krahëve të Berishës që ndodhej pak hapa larg, transmeton lapsi.al
Por Shqipëria nuk u dorëzua. Por problemi për kombëtaren e Panucci mbetet i njëjti duke mos pasur një “snajperist” brenda në zonën e kundërshtarëve duke tentuar të zvarritet pas golit të “axurrëve”. Të zotëve të shtëpisë nuk u mjaftoi as ndërrimi i modulit në fund të ndeshjes duke kaluar me 2 pyka në sulm. Sot Buffon mund të flejë i qetë” – e mbyll Corriere Dello Sport.
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro