Albert Bunjaki është deklaruar shumë i emocionuar pas ndeshjes së fundit të Kosovës.
Trajneri që drejtoi për herë të fundit Kosovën, ka thënë se do ta ketë të vështirë ndarjen me këtë përfaqësuese, të cilën e drejtoi për tetë vite, për të nisur një histori të re.
“E vështirë, e vështirë ngase shumë vite jemi bashkë, kujtojmë të gjitha momentet, këto performanca të japin shumë emocione, luajtëm pa u dorëzuar në asnjë sekondë, ndaj një Islandë shumë të fortë”, ka deklaruar Bunjaki pas ndeshjes, duke e komentuar largimin e tij për Supersport Kosovën.
I pyetur se a ndihet krenar për këtë Kosovë, ai u përgjigj:” Jam krenar për këta djem, e gjithë Kosova duhet të jetë krenare”.
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...