Pierre Moscovici, komisioneri evropian i Çështjeve Ekonomike, deklaroi sot se Katalonia, nëse do të shpallet e pavarur duke u shkëputur nga Spanja, nuk do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.
“Bashkimi Evropian njeh vetëm një shtet anëtar që është Spanja. Por ne nuk jemi në një botë imagjinare pasi nuk ka në të vërtetë pavarësi katalanase”, u përgjigj ai para gazetarëve.
Ish-ministri socialist francez e cilësoi këtë përplasje mes Madridit dhe Barcelonës si një çështje të dhimbshme që duhet të zgjidhet nga spanjollët.
“Nuk është as në Bruksel, as në Paris, nuk është diku jashtë që kjo situatë do të zgjidhet”, theksoi ai duke nxitur dialogun dhe zbutjen e situatës, përcjell Atsh.
Ndërkohë Spanja po jeton krizën më të ashpër që prej rikthimit të demokracisë, ndërsa Gjykata Kushtetuese spanjolle pengoi sërish sot përpjekiet e krerëve sepratistë të Katalonisë, duke pazulluar senacën Parlamentare rajonale të parashikuar të hënën gjatë të cilës pritej të shpallej pavarësia.
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...