Duhet të kemi kujdes gjatë zgjedhjes së lules së dhomës, sidomos nëse keni fëmijë të vegjël. Nuk duhet tepruar me sasinë e luleve të dhomës, shumë lule në banesë mund të marrin shumë hapësirë dhe ajër, dhe mund ‘të na e zënë frymën’.
Nëse dikush nga familja juaj ka probleme me astmë, është mirë që të mos keni shumë lule në banesë, ndërsa ato që i keni mos i ujitni tepër, sepse ujitja e tepërt e luleve mund të nxisë pengesa në rrugët e frymëmarrjes, transmeton Telegrafi.

Nga fikusi lotojnë sytë. Nëse fëmija e prek këtë bimë do të paraqitet irritimi i lëkurës. Fëmija do të ndjejë djegie dhe kruarje. Ndërsa nëse e gëlltit një pjesë të gjethit të fikusit, do të ndjejë djegie në fyt dhe do ketë vështirësi në frymëmarrje.

Difenbahia përmban sasi të madhe të oksalatit të kalciumit. E gjithë bima është helmuese, sidomos kërcelli. Nëse vjen deri te kontakti me gojën do të shkaktojë ënjtjen e gjuhës dhe pengesa në të folur.

Edhe pse hyjnë në grupin e bimëve mesatarisht helmuese, krizantemat mund të shkaktojnë dermatit lokal.

Bima narcis ka një kokëz e cila është shumë helmuese, ndërsa po ashtu helmuese janë edhe pjesët tjera të bimës. Nëse ndodh deri te hyrja e një sasie të madhe të kësaj bime në organizëm, atëherë mund të shkaktojë probleme serioze të shëndetit.
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë