Ecja në këmbë është forma më e popullarizuar e ushtrimeve dhe sjell një sërë përparësish. Mirëpo rrallë mendojmë për atë se si ecim.
Atë që duhet të dini është që mënyra si ecni është e lidhur drejtpërdrejt me atë se sa dobi keni nga ky aktivitet.
Një ekip i shkencëtarësh nga Britania e Madhe ka kaluar gjashtë vjet në hulumtimin e 420.000 njerëzve të moshës së mesme.
Në fillim të hulumtimit, askush nga vullnetarët nuk ka treguar shenja të sëmundjes së zemrës.
Ekipi ka kërkuar nga vullnetarët që të vlerësojnë hapin e tyre tipik të ecjes si të ngadalshëm, normal apo të shpejtë.
Vullnetarët kanë bërë edhe testin e ushtrimeve në laborator në mënyrë që hulumtuesit të vlerësonin nivelin e gatishmërisë fizike.
Në bazë të të dhënave, ekspertët kanë dalë në përfundim se këmbësorët e ngadalshëm kanë pasur rrezik të dyfishtë të vdekjes nga sëmundjet e zemrës.
“Qëllimi i studimit tonë ka qenë që të përcaktojmë se a ekziston lidhja midis dallimit në mënyrën e ecjes dhe sëmurja nga sëmundjet e zemrës apo kanceri në të ardhmen”, ka shpjeguar Tom Yates, drejtues i hulumtimit, për “Reader’s Digest”.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...