Haradinaj: AAK-në s’e bën jodemokratike rizgjedhja ime pa kundërkandidat

15:37 | 2 Korrik 2015
M. A.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj, që të enjten në Kuvendin e VII-të zgjedhor ka marrë edhe një mandat në krye të kësaj partie, është shprehur i bindur se rizgjedhja e tij pa kundërkandidat nuk e bënë partinë e tij jodemokratike.

“Zgjedhja ime pa kundërkandidat, nuk e bënë jodemokratike AAK-në”, ka thënë mes tjerash Haradinaj.

Ai u rizgjodh kryetar me 527 vota për, vetëm 3 kundër e 2 vota ishin të pavlefshme.

Në rizgjedhjen e tij nuk dyshohej. E ai është kryetar që prej themelimit të kësaj partie.

Shpërndaje në rrjete sociale