Agjencia Kundër Korrupsionit ka kërkuar nga Komuna e Klinës që të anulojë tenderin për “Rregullim të tribunave të stadiumit të qytetit faza e dytë – Ritender”, për shkak të shkeljeve që kjo agjenci i ka evidentuar.
AKK sipas detyrës zyrtare ka identifikuar këtë procedurë të prokurimit si lëndë për trajtim, pasi ka hasur në të dhëna që janë në kundërshtim me Legjislacionin që e rregullon Prokurimi Publik i Republikës së Kosovës.
“Agjencia kundër Korrupsionit, sipas detyrës zyrtare ka identifikuar këtë procedurë të prokurimit si lëndë për trajtim. Gjatë trajtimit dhe ekzaminimit të dokumentacionit lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, Agjencia kundër Korrupsionit ka hasur në të dhëna të cilat janë në kundërshtim me Legjislacionin në fuqi i cili e rregullon fushën e Prokurimit Publik në Republikën e Kosovës”, thuhet në raportin e AKK-së, transmeton Indeksonline.
Sipas AKK-së, në njoftimin për kontratë i cili është publikuar në faqen elektronike të KRPP-së, me datë 18.06.2015; – Kapaciteti ekonomik dhe financiar, ka kërkuar: Referenca dhe Kontrata kërkesë e cila konsiderojmë se bien ndesh me Legjislacionin në fuqi për Prokurimin Publik.
“Legjislacioni në fuqi për Prokurim Publik e parasheh që Autoriteti kontraktues mund të caktojë një kriter të tillë të përzgjedhjes për ta vërtetuar aftësinë teknike ose profesionale të Operatorit ekonomik, por nuk lejohet në asnjë mënyrë që një kërkesë të tillë ta kërkojë për të dëshmuar aftësinë mbi gjendjen ekonomike dhe financiare”, sqaron më tej raporti i AKK-së.
Gjatë ekzaminimit dhe krahasimit të dokumentacionit të prokurimit, AKK ka vërejtur se në Dosjen e Tenderit tek rubrika
“Kërkesat mbi gjendjen ekonomike dhe financiare”, është kërkuar Raport financiar nga banka – mbi qarkullimin e ndërmarrjes apo bilancin e gjendjes nga ndonjë audit i pavarur në periudhat 2012-2013-2014, që sipas legjislacionit në fuqi parashihet që Autoriteti Kontraktues ka të drejtë të kërkojë kopje të pasqyrave në të ardhura dhe raporteve të menaxhmentit të certifikuar nga një kompani e licencuar e auditivit me reputacion e jo nga ndonjë audit i pavarur sikurse e ka kërkuar Autoriteti Kontraktues, transmeton Indeksonline.
AKK-ja ka konsideruar se veprimet e Autoritetit Kontraktues bien ndesh disa nene të Ligjit për Prokurimin Publik dhe rekomandon anulimin e kësaj procedure të prokurimit.
Kjo është shuma që duhet të paguajnë gjigantët evropian nëse...
Lista e pasaportave më të fuqishme në botë, ja ku renditet K...
Juventus synon sërish transferimit e Tonalit, në blerje përf...
Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekreta...
Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët
Rreth 500 mijë hyrje në Kosovë gjatë festave, rritje 8% e ud...