Kosova U-19 ka pësuar humbje ndaj Austrisë në ndeshjet parakualifikuese.
Kjo ishte ndeshja hapëse e parakualfikueseve për Kampionatin evropian “Finlanda 2018”, ku lojtarët e Kosovës U-19 treguan dhe dëshmuan cilësi me një paraqitje të mirë.
Sikur pjesa e parë që ishte e barabartë që u mbyllë pa gola edhe pjesa e dytë ishte e njëjtë hiq golin e minutës së 56-të që Kosova e pranoi lehtësisht nga Lema.
Kosova madje pati disa raste shënimi dhe rrezikoi seriozisht portën rivale më shumë por pa konkretizime.
Duhet thënë se Kombëtarja e Austrisë buron nga shkollat e futbollit duke kaluar që nga mosha U-15 vjeçe që bashkërisht kanë arritur deri të U-19, ndaj kjo ka bërë që edhe të fitojnë këtë ndeshje, falë papërvojës tonë.
Pas ndeshjes foli edhe trajneri Ramiz Krasniqi.
“I përgëzoj djemtë për angazhim edhe paraqitje të mirë në këtë ndeshje kundër Austrisë. Mendojë se patëm rastet tona, por morëm një gol naiv dhe u pa edhe mos përvoja e jona”.
“Siç dihet na veç grumbullimeve, nuk kemi arritur të kemi ndeshje miqësore me ekipe të mëdha që do të na ndihmonin të fitojmë përvojë dhe të shtojmë cilësi. Na mbetet të punojmë të mos dorëzohemi në asnjë mënyrë dhe të arrijmë rezultate të mira në ndeshjet tjera”.
Austria – Kosova 1:0 (0:0)
Stadiumi: Nationalpark Tauernarena – Mittersill
Shikues: 500
Gjyqtarë: O. Derdo, V. Vystoskyi, A. Cerei e H. Fesnic.
Shënues: Lema (56’) për AUT.
K.V. Maliscek (AUT)
Austria: Guillani, Schnurer (Obermuller), Burgstaller, Meisi, Muller, Sittsam (Arase), Baumgartner, Maliscek, Bumberger, Sturm (Lema) dhe Meister.
Kosova: F. Gashi, Celina, Bytyqi, Beka, Pajaziti, Dakaj(Limani), Kryeziu, Kastrati, Behrami(Balaj) Nimani(Kqiku) e Dellova.
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës